Kandidati i PDK për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me disa gra nga qyteti së bashku me kandidaten për Kuvendin Komunal, Aferdita.
Në takim u diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë në Lipjan dhe roli i komunës në menaxhimin e tyre. Buja tha se është i përkushtuar që, në konsultim me gratë, të hartohen politika dhe projekte konkrete që synojnë fuqizimin socio-ekonomik të tyre dhe rritjen e ndikimit në qeverisje dhe vendimmarrje.
I plotë:
Së bashku me Aferditen, kandidaten tonë për Kuvendin Komunal, takuam disa gra nga qyteti i Lipjanit, me të cilat identifikuam bashkërisht sfidat e grave në Lipjan, si dhe diskutuam për rolin e komunës në menaxhimin dhe tejkalimin e këtyre sfidave.
Jam thellësisht i përkushtuar që, në konsultim me gratë, të hartojmë politika, masa, programe dhe projekte specifike, që objektiv kryesor kanë rritjen e fuqizimit socio-ekonomik të grave, si dhe rritjen e ndikimit të tyre në qeverisje dhe vendimmarrje.