Britania e Madhe ka shtuar edhe gjashtë emërtime të reja në listën e saj të sanksioneve “kundër-terrorizmi”.
Aty janë të përfshirë katër individë për të cilët Britania thotë se janë të lidhur me Hamasin, raporton Al Jazeera.
Kjo erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën një raund të tretë sanksionesh ndaj Hamasit, duke synuar liderët dhe financuesit e grupit.
Departamenti Amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se veprimi i tij ishte ndërmarrë në koordinim me Britaninë.