Sipas Policisë se Kosovës, gjatë 24 orëve të shkuara janë raportuar 2 raste të dhunës në familje në Kosovë, shkruan GazetaDemos.
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku viktimë raportohet jë femër, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
”Gjakovë. 22.10.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Kurse rasti tjetër raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri, ku një femër ka lajmëruar rastin në polici, ngase e njëjta ishte tentuar të largohej me dhunë nga shtëpia.
”Vushtrri. 22.10.2023 – 15:30. Ankuesja femer kosovare, ka raportuar se të dyshuarit meshkuj kosovarë, po tentojnë ta largojnë me forcë nga shtëpia viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt’‘, ka bërë me dije Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./GazetaDemos/