Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    25 vjet nga masakra e 22 majit në Vushtrri

    22/05/2024 08:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Krahas fshatrave, ushtarët dhe policët serbë gjatë luftës në Kosovë, kanë masakruar shumë shqiptarë civilë edhe në qytete.

    Njëra nga këto masakra është ajo e kryer në Vushtrri më 22 maj 1999.

    Gjatë kësaj dite, qytetarët e Vushtrrisë kanë përjetuar tmerr të rëndë nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit dhe njësitë e Arkanit. Në këtë ditë, shumicën e qytetarëve i kanë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre dhe i kanë detyruar të grumbullohen te vendi i njohur “Te varrezat” në qytetin e Vushtrrisë.

    Familjet në ish-rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, një grup shqiptarësh prej 68 vetash, i kanë detyruar të ndalen në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Ndërsa, të tjerët e kësaj lagjeje i kanë detyruar të shkojnë te vendi i quajtur “Te varrezat” në Vushtrri.

    Gjatë kësaj kohe janë plaçkitur dhe u janë marrë para e gjësende me vlerë, si ari etj. “Te varrezat”, të grumbulluarit i kanë ndarë në tri grupe: Gratë me fëmijë deri në moshën 15 vjet, të moshës së re dhe mesatare dhe të moshuarit.

    Disa nga të grumbulluarit, rreth 1000 veta, i dërguan në sallën e sportit, ku i kanë torturuar në forma të ndryshme, dhe pastaj, disa i kanë dërguar në burgun e Smrekonicës (fshat në veri të Vushtrrisë) e disa të tjerë për në Shqipëri.

    Nga gjithë kjo katrahurë e dhimbshme, më së rëndi dhe më së keqi kanë pësuar 68 shqiptarët që kishin mbetur në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Pengjet shqiptarë janë torturuar në forma çnjerëzore, pastaj janë ekzekutuar të gjithë, shumica me një plumb në kokë – në ballë. Në mesin e të ekzekutuarve kishte femra dhe fëmijë të moshës 15 vjeçare, si dhe pleq e plaka.

    Të vrarët në këtë masakër janë:

    1. Ali (Ibrahim) Melenica (58 vjeç)
    2. Hasan (Ibrahim) Melenica (51 vjeç)
    3. Shaban (Ibrahim) Melenica (49 vjeç)
    4. Nistret (Ali) Melenica (31 vjeç)
    5. Shefki (Musli) Melenica (22 vjeç)
    6. Ibrahim (Bajram) Zeqiri (36 vjeç)
    7. Driton (Rifat) Murseli (27 vjeç)
    8. Rafet (Qazim) Behrami (53 vjeç)
    9. Burim (Rafet) Behrami (17 vjeç)
    10. Kemajl (Tefik) Tërnava (41 vjeç)
    11. Isak (Sylë) Maçastena (33 vjeç)
    12. Fehmi (Ukshin) Musa (37 vjeç)
    13. Arsim (Ismajl) Musa (20 vjeç)
    14. Xhafer (Ramadan) Shaqiri (18 vjeç)
    15. Rrahim (Ali) Shatrolli (43 vjeç)
    16. Muharrem (Hamdi) Bajrami(32 vjeç)
    17. Lulzim (Hamdi) Bajrami (27 vjeç)
    18. Naim (Osman) Bajrami (37 vjeç)
    19. Afrim (Osman) Bajrami (31 vjeç)
    20. Hamit (Adem) Halili (60 vjeç)
    21. Hilmi (Hamit) Halili (27 vjeç)
    22. Hamdi (Ragip) Dallku (62 vjeç)
    23. Agim (Hamdi) Dallku (26 vjeç)
    24. Bashkim (Hamdi) Dallku (23 vjeç)
    25. Jeton (Rifat) Vërbovci (33 vjeç)
    26. Arsim (Hazir) Sejdiu (33 vjeç)
    27. Zeqir (Rexhep) Kadriu (46 vjeç)
    28. Ferki (Zeqir) Kadriu (58 vjeç)
    29. Haki (Zeqir) Kadriu (16 vjeç)
    30. Shahin (Xhevat) Feka (40 vjeç)
    31. Ekrem (Jahir) Feka (30 vjeç)
    32. Miradie (Hajzer) Feka (62 vjeç)
    33. Bedri (Ramadan) Kutllovci (38 vjeç)
    34. Bujar (Dibran) Krasniqi (19 vjeç)
    35. Faik (Raif) Mulaku (57 vjeç)
    36. Driton (Shaban) Merovci (31 vjeç)
    37. Mensur (Ferat) Gërguri (35 vjeç)
    38. Brahim (Rrahim) Maloku (48 vjeç)
    39. Arian (Emurullah) Prokupla(30 vjeç)
    40. Shahidin (Shefqet) Maxhuni(20 vjeç)
    41. Murat (Ferat) Tiriqi (24 vjeç)
    42. Serhat (Ferat) Tiriqi (22 vjeç)
    43. Ahmet (Qazim ) Uka (35 vjeç)
    44. Sekine (Qazim) Uka (24 vjeç)
    45. Ajshe (Azem) Uka (31 vjeç)
    46. Rrahim (Hasan) Shkreli (19 vjeç)
    47. Bukurie (Hasan) Shkreli (16 vjeç)
    48. Fatmir (Halim) Keqolli (26 vjeç)
    49. Fazli (Zenel) Shabani (56 vjeç)
    50. Idriz (Ragip) Hasani (21 vjeç)
    51. Ramadan (Sefë) Shaqiri (50 vjeç)
    52. Hajdin (Ramadan) Shaqiri (19 vjeç)
    53. Besnik (Ramadan) Shaqiri (15 vjeç)
    54. Naser (Arif) Zeka (25 vjeç)
    55. Nexhmedin (Arif) Zeka (22 vjeç)
    56. Agim (Arif) Zeka (20 vjeç)
    57. Bajram (Ramadan) Meha (46 vjeç)
    58. Ramadan (Bajram) Meha (15 vjeç)
    59. Avdi (Hamit) Bardiqi (56 vjeç)
    60. Rrahman (Idriz) Ferati (18 vjeç)
    61. Zeqir (Rrahman) Zeqiri (45 vjeç)
    62. Irfan (Ilaz) Zhilivoda (38 vjeç)
    63. Muhamet (Ahmet) Kadriu (56 vjeç)
    64. Muzafer (Avdulla ) Muhaxheri (42 vjeç)
    65. Agim (Islam) Shaqiri (17 vjeç)
    66. Bajram (Habib) Islami (38 vjeç)
    67. Ibrahim (Habib) Islami (49 vjeç)
    68. Bahri (Mahmut) Syla (24 vjeç)

    Pas ekzekutimit, kufomat janë bartur me një kamion dhe janë dërguar në Serbi, përkatësisht në Batajnicë, me qëllim që të humbin gjurmët e krimit.

    Dëshmitarët që kanë shkuar në shtëpinë ku është kryer krimi, kuptohet pasi janë larguar forcat pushtuese serbe dhe kufomat e të ekzekutuarve shqiptarë, tregojnë se kishte shumë gjurmë të gjakut nëpër mure, në dysheme dhe vende të tjera të shtëpisë së krimit.

    Pas luftës së vitit 1999, përkatësisht deri më 2015, janë kthyer eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë më 22 maj 1999, dhe ka mbetur edhe një, Bukurie Shkreli, që nuk u kanë gjetur eshtrat.

    Artikuj të ngjashëm

    Nisin punimet për Shtëpinë e Komunitetit në fshatin Oshlan, kryetari Idrizi publikon pamjet

    Edhe dy muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

    A i shkoi në të pame familja e dorasit, familjes Zymberi?

    Të Fundit

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Lushaku-Sadriu: Gjykata Kushtetuese i ka sqaruar procedurat, presim të respektohet rendi i ditës

    Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq

    Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvendin e Kosovës për ta vazhduar seancën konstituive

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.