Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Braktisi shkollën për dashuri, përfundon e shfrytëzuar dhe e kërcënuar në një qendër masazhi 

    16/04/2025 19:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është vetëm 17-vjeçe, kurse “i dashuri” i saj 23.

    Nga Drenasi në Prishtinë, ata kanë zgjedhur të bashkëjetojnë e të bashkëpunojnë.

    Jo në një zyrë apo kafene, por në një qendër masazhi.

    17-vjeçaja nuk po punon vetëm, pasi përkrah ka edhe shoqen e saj 19-vjeçare.

    Të dyja, sipas burimeve, janë futur në këtë ambient pune nga i njëjti person, ai që fillimisht erdhi si “i dashuri”, por më vonë mori rolin e atij që udhëzon e i kontrollon dhe sipas disa dëshmive, edhe po i shfrytëzon.

    Shoqja e 17 vjeçares ka rrëfyer në mënyrë anonime, detaje tronditëse.

    Ajo thotë se personi në fjalë po prezantohet edhe te familjarët e vajzave si i dashuri i tyre, derisa sipas saj aty po shfrytëzohen edhe për punë të tjera.

    Sipas saj, të njëjtat tashmë kanë mbi 4 muaj që punojnë aty, mirëpo me dokumente identifikimi të rreme, pasi njëra është nën moshë.

    Vajzat tashmë kanë shkëputur edhe raportin me familjen, krejt kjo për shkak të punës që bëjnë.

    Derisa sipas 19-vjeçares, personi në fjalë po i kërcënon duke u thënë se guxojnë të largohen, sepse do t’i njoftojë familjarët, mirëpo dëshira e vajzave është që ta lajmërojnë në polici.

    Ndiqeni kronikën e plotë në vijim:

    Artikuj të ngjashëm

    Gjashtë raste të dhunës në familje në 24-orë në Kosovë

    Dita Ndërkombëtare në Mbështetje te Viktimave të Torturës

    Rriten rastet e dhunës në familje, shumica gra të moshës 20 deri në 30 vjeç

    Të Fundit

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.