Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rriten rastet e dhunës në familje, shumica gra të moshës 20 deri në 30 vjeç

    15/05/2025 22:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Qytetarët e Kosovës, edhe sot, vazhdojnë të përballen me pasojat e luftës, sidomos në aspektin e shëndetit mendor.Profesionistët shëndetësorë që i trajtojnë këto raste thonë se vetëm gjatë vitit 2024 kanë qenë rreth 3 mijë raste të dhunës në familje, e shumica nga to gra të grupmoshave 20 dhe 30 vjeç.

    Gjatë vitit 2024 në Kosovë janë raportuar rreth 3 mijë raste të dhunës në familje. Rritje kjo prej 20% krahasuar me vitin paraprak.Këto shifra tregojnë për një situatë gjithnjë e më shqetësuese në vend, ku gratë përbëjnë 80.6% të viktimave, ndërsa grupmosha më e prekur është ajo midis 20 dhe 30 vjeç.

    Valbona Tafilaj, zv/shefe e urgjencës në Klinikën e Psikiatrisë, theksoi se përkundër përmasave të tij shqetësuese, shumë herë mbetet i padukshëm: dhuna brenda familjes.“Kjo dhunë psikologjike, fizike, emocionale apo seksuale lë gjurmë të thella, jo vetëm në trupin e viktimës, por edhe në mendjen, identitetin dhe zhvillimin e saj afatgjatë. Prandaj, është me rëndësi që shëndeti mendor të mos shihet vetëm si pasojë e dhunës, por edhe si fushë kyçe në identifikimin, parandalimin dhe rehabilitimin e saj”, tha ajo, për RTK.

    Kurse Faton Kutllovci nga Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës tha se “Dhuna në familje në mënyrë më të veçantë është forma më tinëzare e shkeljes së të drejtave të njeriut, sepse ndodhemi në një mjedis që në thelb do të duhej të ishte më i sigurti, shtëpia dhe familja. Shumë nëna, fëmijë dhe të moshuar në Kosovë, jetojnë çdo ditë në frikë, kërcënim e kontroll psikologjik, ndërsa statistikat, edhe pse jo të plota, tregojnë për rritje alarmante të rasteve të raportuara.”Psikiatri Ferid Agani theksoi se lufta në Kosovë ka pasur ndikim afatgjatë në shëndetin mendor të popullatës, prandaj ai e sheh nevojë urgjente rritjen e mbështetjes për shëndetin mendor, si një shtyllë në përballjen me këtë fenomen.

    “Investimi në shëndetin mendor, në esencë është në sigurinë shoqërore. Nuk shkon ditë pa e pa një rast të vrasjes, vetëvrasjes, tentim vrasjes dhe tentim vetëvrasjes”, tha Agani.E shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993, Dita Ndërkombëtare e Familjes që shënohet më 15 maj, synon të promovojë ndërgjegjësimin për çështjet sociale, ekonomike dhe demografike që ndikojnë jetën e familjeve në mbarë botën.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Gjakovë

    Avokati i Popullit për sulmin ndaj Belgin Jasharit: Të shqetësuar me dhunën e përdorur ndaj fëmijëve të komuniteteve

    Braktisi shkollën për dashuri, përfundon e shfrytëzuar dhe e kërcënuar në një qendër masazhi 

    Të Fundit

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.