Lajme

Borë e erëra të forta në Kroaci

Në rajonin e Gorski Kotar dhe në disa pjesë të Kroacisë veriperëndimore kanë filluar reshjet e borës, ndërsa përgjatë bregdetit të Kroacisë po fryjnë erëra të forta.

Shërbimet dimërore janë vënë në gatishmëri dhe po punojnë në terren për të siguruar qarkullimin, ndërkohë që Shoqata Kroate e Meteorologëve ka lëshuar paralajmërime të veçanta për shoferët, duke u bërë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button