Lajme

Sveçla: Arrestohet një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë, nuk do të ketë tolerancë për autorët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tij, i arrestuari është Stefan Raduloviq, i cili ishte në kërkim në lidhje me rastin e sulmit terrorist që kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë dhe nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapen kudo që hasen”, ka deklaruar Sveçla.

Ai theksoi se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa ndalur angazhimin për ruajtjen e rendit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button