Sport

Bora mund Bashkimin, barazohet seria gjysmëfinale

Bora ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bashkimit me rezultat 76-75, duke barazuar serinë gjysmëfinale të pley-off-it në 1-1 dhe duke e lënë të hapur garën për një vend në finale.

Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, kur Jordan Dingle realizoi një gjuajtje të lirë vendimtare vetëm tetë sekonda para përfundimit, duke i siguruar fitoren ekipit të tij në një përballje tejet të tensionuar.

Lider për Borën ishte Tyler Cheese, i cili kontribuoi me 19 pikë, katër kërcime dhe katër asistime. Mbështetje të rëndësishme dhanë edhe Amin Hot dhe Alex Hunter, që shtuan nga 18 pikë secili.

Në anën tjetër, për Bashkimin u veçua sërish Shannon Shorter me 19 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen minimale.

Me këtë rezultat, seria gjysmëfinale mbetet plotësisht e hapur, ndërsa pritet një vazhdim i zjarrtë në ndeshjet në vijim

Back to top button