Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po e dëmton funksionimin e shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë.
Sociologu Artan Muhaxhiri thotë për Radion Evropa e Lirë, se moskonstituimi i Kuvendit, “e bllokon shtetin dhe e ndalon çdo frymëmarrje politike të tij”.
“Përderisa nuk themelohet Kuvendi dhe Qeveria, i gjithë shteti do të jetë në një gjendje vegjetative, pasi që nuk do të mund të ndërmarrë asnjë projekt të rëndësishëm dhe as nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë proces me ndikim, pasi i mungon legjitimiteti institucional”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten, më 25 prill, dështuan për herë të gjashtë ta konstituojnë institucionin më të lartë ligjvënës