Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Biserko: Politika e Vuçiqit e neveritshme, SHBA dhe Gjermania po e lejojnë sepse duan ta zgjidhin çështjen me Kosovën këtë vit

    14/06/2023 09:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd i tha gazetës gjermane, Die Tageszeitung se Perëndimi e ka prioritet zmbrapsjen e ndikimit rus në rajon dhe se dëshiron që konfliktet në Ballkan të zgjidhen deri në fund të vitit.

    Me këtë, Biserko e shpjegon atë që thotë se është ndryshim qëndrimi i Shteteve të Bashkuara e Gjermanisë ndaj Serbisë dhe në këtë mënyrë i përgjigjet pyetjes se “pse Shtetet e Bashkuara po tregojnë simpati për Vuçiqin?”. Presioni ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të rritet, thotë ajo.

    “Synimi tani është padyshim që të zmbrapset ndikimi rus në rajon. Kjo ka prioritet. Ambasadorët amerikanë nga rajoni u takuan së fundmi në Tiranë dhe diskutuan për këtë. Logjika pas kësaj politike bazohet në besimin se nuk ka mbetur shumë kohë. Konfliktet në Europë dhe mbi të gjitha në Ballkan duhet të zgjidhen deri në fund të vitit, sepse konfliktet gjetkë po bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ka sfida të mëdha në mbarë botën”, tha Biserko.
    Dislokimi i ushtrisë serbe në kufirim me Kosovën “nuk është asgjë e re”, thotë ajo. “Por është e qartë për të gjithë vëzhguesit se Vuçiq tani është përpjekur sërish ta nxehë konfliktin në Kosovë”.

    Në politikën e kësaj kohe, Biserko thotë se “nuk ka më garanci politike për të drejtat e njeriut”. Ajo thotë se të drejtat demokratike “nuk luajnë më rol sot, nuk janë prioritet. Politika e sigurisë tani është e rëndësishme, interesat strategjike janë në radhë të parë, vlerat demokratike nuk janë më të rëndësishme”.

    “Kjo do të thotë se presioni ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti do të rritet. Akademia e Shkencave të Serbisë së fundi ka ngritur tezën se në Kosovë duhet të krijohet një ent serb. Kjo është mënyra e vetme për të përmbushur kërkesat e Brukselit për integrim në BE”, tha ajo.

    “Për Vuçiçin, kjo nënkupton shtyrjen me të gjitha forcat të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti nuk e dëshiron këtë, ai po i qëndron rrugës origjinale europiane. Komunat serbe kanë të drejta të gjera vetëqeverisëse në shtetin ekzistues dhe, përveç ulëseve të përfaqësuesve të zgjedhur, 10 ulëse në parlamentin e vendit”, shtoi Biserko.

    Ajo tha se Vuçiq po përpiqet t’i pengojë serbët të integrohet dhe kësisoj i shtyn të largohen nga institucionet dhe t’i bojkotojnë zgjedhjet.

    “Kjo politikë dikur ishte e neveritshme, por tani SHBA-të e lejojnë”, tha Biserko.

    “Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania duan ta zbatojnë këtë politikë pavarësisht se Aleksandar Vuçiq është i falimentuar politikisht dhe financiarisht. Serbia renditet e fundit për sa i përket rritjes ekonomike në rajon, pavarësisht nga energjia e lirë nga Rusia”, theksoi ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Biserko për sulmin në veri: Fakti që Perëndimi reagoi me shpejtësi dhe mbështeti qeverinë e Kosovës është shumë domethenës

    Dorëheqja e Vulinit, Biserko: Dëshmi për rritje të presionit ndaj Serbisë pas Banjskës

    Sonja Biserko: Nuk duhet të ketë Asociacion të tipit Republika Srpska

    Të Fundit

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.