LajmeLufta në Iran

Bisedimet me SHBA-në, Irani del me njoftim

Irani ka marrë një përgjigje nga SHBA-të ndaj propozimit të tij të fundit për paqe, thanë mediat iraniane të lidhura me shtetin.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se përgjigjja – e cila u dërgua nëpërmjet Pakistanit – tani po shqyrtohet.

SHBA-të ende nuk e kanë konfirmuar se i janë përgjigjur Teheranit.

Të shtunën, presidenti Donald Trump tha se “së shpejti do ta shqyrtojë planin që Irani sapo ka dërguar, por nuk mund ta imagjinojë që do të ishte i pranueshëm”.

Media shtetërore iraniane tha se plani 14-pikësh i Teheranit i kërkonte Uashingtonit të tërhiqte forcat e tij nga afërsia e kufijve të Iranit, t’i jepte fund bllokadës detare të porteve iraniane dhe të ndërprisnin të gjitha armiqësitë – përfshirë ofensivën e Izraelit në Liban.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button