Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Bio Mulaku” – Aktakuzë ndaj dy personave, pranojnë fajin dhe pajtohen të paguajnë gjobë 70 mijë euro

    17/07/2025 15:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, N.M. dhe P.I., për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe mashtrim.

    Të pandehurit, pa kualifikime profesionale, ofronin trajtime të dyshimta mjekësore në ordinancën “B.M.” në Vushtrri, duke mashtruar qytetarët me produkte jo të sigurta dhe pretendime të rreme për shërim.

    Prokuroria ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me të pandehurit, të cilët kanë pranuar fajin dhe janë pajtuar me një dënim të përgjithshëm me gjobë prej 70,000 euro.

    Komunikata:

    Aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprat penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe Mashtrimi

    Mitrovicë, 17 korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, ndaj dy (2) të pandehurve N.M., dhe P.I., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ dhe “Mashtrimi“.

    Prokuroria njofton opinionin publik se deri ne datë 16 korrik 2024, në ordinancën “B. M.” në Vushtrri, të pandehurit me dashje, në vazhdim dhe në bashkëkryerje pa pasur kualifikim profesional kryejnë trajtime mjekësore dhe angazhohen në aktivitete mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, ashtu që pretendojnë se shërojnë sëmundje të ndryshme dhe zgjedhin problemet e qytetarëve, të cilat edhe i postojnë në rrjetet sociale duke pretenduar se i shërojnë, në atë mënyrë që “pacientëve” – të dëmtuarve ju japin tableta dhe çajra të ndryshëm, ujë i cili nuk i plotëson normat për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

    Po ashtu, të pandehurit, me dashje, në vazhdim dhe në bashkëkryerje me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i vënë në lajthim qytetarët dhe me këtë i nxitin që të kryejë një veprim i cili rezulton me dëm material të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dhe duke e shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë shëndetësore, sociale dhe emocionale të të dëmtarëve, në atë mënyrë që për një kontroll i marrin nga 100 € dhe për terapi deri në 30 €.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me dy (2) të pandehurit N.M., dhe P.I., ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, ku të pandehurit pranojnë veprat e kryera penale, dhe pajtohen ti rekomandojnë gjykatës qe të i shqiptojnë dënim me gjobë dhe dënim me burgim, i cili me pëlqimin e tyre të zëvendësohet në dënim me gjobë në vlerën e përgjithshme prej shtatëdhjetë mijë (70,000) euro.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është vendi ku Engji dhe burri i saj e zgjodhën për “Muajin e Mjaltit” -PAMJE

    Qytetari nga Klina dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro brenda

    Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, ja emri “interesant” që i la djalit

    Të Fundit

    Ky është vendi ku Engji dhe burri i saj e zgjodhën për “Muajin e Mjaltit” -PAMJE

    Qytetari nga Klina dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 700 euro brenda

    Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, ja emri “interesant” që i la djalit

    Erëra të forta, KEDS njofton për vendet që kanë mbetur pa rrymë

    Uran Ismaili: Vendimi i parë si kryetar i Prishtinës – hapja e sheshit Xhorxh Bush

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.