Ende asnjë gjurmë nga kërkimet për 33-vjeçarin, mërgimtar nga Suedia, për të cilin që nga e diela nuk ka asnjë sinjal. Hera e fundit që dihej diçka për të ishte momenti kritik, kur i njëjti u hodh nga ura te Liqeni i Ujmanit.
Ekipet e Policisës, ekipet e KFOR-it, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave si dhe Forcat e Sigurisë sa Kosovës.
Në mesin e pjesëtarëve që po kryejnë detyrat e tyre për gjetjen e 33-vjeçarit është edhe Besar Kasumi, djali i zhytësit legjendar Ismajl Kasumi.
Në vendngjarje gjithashtu, siç merr vesh GazetaDemos nga terreni, janë parë edhe familjarët e mërgimtarit, të cilët po presin ndonjë sinjal.