Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e AAK-së, Ali Berisha ka bërë homazhe në nder të luftëtarit, Selman Kuqi.
Berisha të njëjtit ia njohu kontributin ndër vite, teksa e çmoi lartë veprën e tij.
“Jetën e kishte të shkurtër por veprën dhe kontributin për komb e atdhe e kishte të madh. Pjesëmarrës në shumë beteja, luftëtar i madh në luftime të ashpra. I plagosur në luftë. Pas luftës kontribues në ndërtimin e Institucioneve të Sigurisë. Sot në nderim të jetës dhe veprës së luftëtarit Selman Kuqi! Nderim dhe lavdi të gjithë atyre që kontribuan për komb e atdhe!”, ka shkruar ai.