Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pasi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti kushtëzojë vazhdimin e dialogut, vetëm një ditë pas deklaratës të presidentit amerikan, Donald Trump.Përmes profilit të tij në Facebook, Behrami ka shkruar se dikur, çdo hap politik dhe ushtarak në Kosovë është ndërtuar në koordinim të ngushtë me Uashingtonin.
“Bashkë i kemi fituar të gjitha betejat! SHBA-ja kishte dhe ka rol vendimtar në çdo zgjidhje për Ballkanin pas Luftës së Ftohtë. Sot, kemi një pengmarrës të shtetit që bën gjithçka që ta largojë Amerikën nga Kosova. Një sjellje vetëshkatërruese që ka më shumë lidhje me frikën personale, sesa me interesin shtetëror”, ka shkruar Behrami.Ai më tej kë shkruar se Kurti sot i vendosi kushte presidentit Trump, ndonëse në vitin 2020 ia kishte hequr Serbisë..
“Çfarë bën Kurti pas deklaratës së Trump? I vendos kushte Amerikës! Kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, të cilin vetë e kishte amnistuar. Kërkon nënshkrim për Marrëveshjen e Ohrit, të cilën e ka pranuar, pastaj mohuar, pastaj kërkuar garant, tani nënshkrim, më pas vulë. Pasnesër një noter! Tërheqja e letrës së Bernabiçit befas u bë pengesë! Natyrisht që bëhet, sepse ka pranuar largimin e njohjes reciproke nga marrëveshja. Ky është ai që në vitin 2020 ia hoqi Serbisë të gjitha kushtet: kërkimfaljen, të pagjeturit, dëmet e luftës”, ka shtuar ai.
Behrami thekson se Kurti po e përdor kushtëzimin vetëm si perde për t’u fshehur.Ky është postimi i plotë i Behramit:
Kur frika personale shndërrohet në doktrinë shtetërorePashë shumë reagime, pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Jo vetëm të qytetarëve, por edhe të një deputeti në detyrë që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit e që po sillet si pronar i shtetit!
Dikur, çdo hap politik dhe ushtarak në Kosovë e kemi ndërtuar në koordinim të ngushtë me Uashingtonin. Bashkë i kemi fituar të gjitha betejat! SHBA-ja kishte dhe ka rol vendimtar në çdo zgjidhje për Ballkanin pas Luftës së Ftohtë.Sot, kemi një pengmarrës të shtetit që bën gjithçka që ta largojë Amerikën nga Kosova.
Një sjellje vetëshkatërruese që ka më shumë lidhje me frikën personale, sesa me interesin shtetëror.
Çfarë bën Kurti pas deklaratës së Trump? I vendos kushte Amerikës!• Kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, të cilin vetë e kishte amnistuar.
- Kërkon nënshkrim për Marrëveshjen e Ohrit, të cilën e ka pranuar, pastaj mohuar, pastaj kërkuar garant, tani nënshkrim, më pas vulë. Pasnesër një noter!
- Tërheqja e letrës së Bernabiçit befas u bë pengesë!Natyrisht që bëhet, sepse ka pranuar largimin e njohjes reciproke nga marrëveshja.Ky është ai që në vitin 2020 ia hoqi Serbisë të gjitha kushtet: kërkimfaljen, të pagjeturit, dëmet e luftës.
Sot e përdor kushtëzimin vetëm si perde për t’u fshehur.Kur nuk ke vizion e përdor frikën. Kur nuk ke guxim, e zëvendëson me sabotim. Prandaj, zvarritja e krijimit të institucioneve, bllokimi i Kuvendit dhe Qeverisë, janë vetëm përpjekje për të mbajtur pushtetin në gjendje paniku.
Por, frika e Kurtit nuk është frika e Kosovës.Kosova nuk është një projekt i frikës, por i sakrificës, i dialogut, i kompromisit dhe, mbi të gjitha, i guximit.
Bashkë me SHBA-në dhe NATO-n ne kemi fituar luftën.
Jemi shtet i pavarur!Jemi fitues!
Dhe fituesit nuk i kthehen logjikës së viktimës.Nuk fshihen pas letrave, nuk i vendosin kushte aleatëve, nuk ushqehen me paranoja.
Politika e viktimizimit është doktrinë serbe, jo shqiptare.Nëse Kurti ka zgjedhur këtë rrugë, kjo nuk është rruga e Kosovës.