Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Behrami: Kurti i ka 40 opsione për të dalë nga ngërçi, por s’ka vullnet

    11/06/2025 17:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka 40 opsione për të dalë nga ngërçi politik, por sipas tij nuk po dëshiron të bëjë kompromis.

    Behrami ka theksuar se opozita ka ofruar alternativa dhe se nuk mund të pranohet që ministrat e Kurtit të jenë njëkohësisht kryetarë të Kuvendit, pasi sipas tij, në katër vitet e fundit ata kanë qenë epiqendër përçarjesh dhe keqpërdorimesh të fondeve publike.

    “Kurti i ka 40 opsione për të dalë nga ngërçi, përveç që i ka vetë 40 opsione, i kemi ofruar edhe ne, pra edhe opozita i ka ofruar opsione. Ne i kemi treguar se ata që janë në qeveri nuk mund të jenë edhe kryetar të kuvendit meqë në këto 4 vite e fundit kanë treguar që kanë qenë epiqendër të përçarjeve dhe keqpërdorues të mëdhenj fondeve publike”, ka deklaruar ai në Dukagjin.

    Ai ka shtuar se disa ministra të VV-së shpesh po paraqiten në prokurori, ndërkohë që mungojnë në seancat e Kuvendit.

    Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por opozita nuk është e detyruar ta votojë atë, veçanërisht nëse është pjesë e qeverisë aktuale.

    “Ne kemi ofruar opsione – përfshirë kandidatë që nuk kanë qenë në qeveri – dhe kemi bërë përpjekje për kompromis, por Kurti nuk po tregon vullnet”, ka theksuar Behrami, duke përmendur edhe propozimet e LDK-së, AAK-së dhe Fatmir Limajt si opsione të pranueshme për formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse.

    “E ke opsionin e LDK-së, të AAK-së, të Fatmir Limajt – por kështu e sheh që ai [Kurti] nuk ka vullnet që të dalë nga kjo krizë”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri viziton Thaçin: Udhëheqësi i luftës sonë çlirimtare dhe simboli i qëndresës sonë kombëtare

    Hoxhaj: Vizitova Thaçin dhe Veselin po qëndrojnë të fortë dhe të palëkundur

    Hamza për propozimin e LDK’së: Është e vështirë të bëhet Qeveria e unitetit

    Të Fundit

    Nuk ka pasur goditje me raketa në Haifa të Izraelit

    Një 20-vjeçare është vrarë nga sulmet irianiane në Izrael

    Në Galileun Perëndimor janë plagosur 14 persona, ka thënë shërbimi emergjent i Izraelit

    Irani dhe Izraeli me sulme të reja, Netanyahu thërret mbledhjen e kabinetit të sigurisë

    Depoja e naftës Shahran në Teheran është goditur nga Izraeli

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.