Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Begaj viziton Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet

    08/03/2024 19:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi të premten një vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, ku pati nje takim ‘kokë më kokë’ me Komandantin Suprem, Gjeneral Cavoli.

    Siguria globale, siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, roli i Shqipërisë si kontributor në paqen, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit, si edhe fuqizimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë në NATO, ishin disa nga çështjet ku u fokusuan bisedimet Begaj-Cavoli, raporton RTSH.

    “Sot situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës kanë tendencën të përhapen edhe në rajone të tjera. Situata në Ballkanin Perëndimor vijon të jetë e brishtë gjë që na rikujton sesa mund e përpjekje duhet që të mbrohen jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqja e siguria  e vendeve tona”, u shpreh Presidenti Begaj, sipas një njoftimi për shtyp.

    “Shqipëria do të jetë gjithmonë aty,  ku NATO ka nevojë, sikundër e ka dëshmuar me prezencën e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan, KFOR (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak”, ka thënë më tej Begaj.

    Presidenti, siç njofton presidenca, vlerësoi në veçanti investimin që NATO bëri në Bazën Ajrore të Kuçovës, që u inagurua vetëm 4 ditë më parë theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të shmdrruar portin e Porto Romanos në një bazë detare të saj.”

    Artikuj të ngjashëm

    Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë

    Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

    Kosova në qendër të vëmendjes në Samitin e NATO-s

    Të Fundit

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.