Lajme

Bedri Hamza prezanton aderimin e radhës, PDK-së i bashkohet luftëtari i UÇK-së

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka mirëpritur në listën e kandidatëve për deputetë Miftar Kurtin, profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar i UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, Kurti përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe.

“Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet. Mirë se vjen, Profesor!”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button