Finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura ka shkaktuar shumë bujë këto ditë.
Kjo pas deklaratës për biletat në ndeshjen kundër Serbisë të cilat siç u shpreh vetë, i kishte siguruar me një telefonatë për Armando Dukën, kreun e FSHF-së.
E pranishme në një format sportiv krah Nasim Haradinajt, ky i fundit tha një të pathënë.
Ish-komandanti i UÇK-së ndau një detaj interesant për kohën sa ka vuajtur dënimin në Hagë.
Ai ka ndjekur pikërisht Julin përgjatë aventurës së saj në “Big Brother VIP Kosova 1”.
“Në burg e kom kqyr Big Brother se s’kisha çka me kqyr. Prej aty e ngjoh edhe Xhulin”, u shpreh ai në T7.
Nuk dihet nëse ish-krerët e UÇK-së që ende po mbahen në paraburgim kanë pasur po të njëjtin interesim për formatin sikurse Haradinaj.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.
Ata u arrestuan e u dënuan për publikim të dokumenteve mbi gjykatën speciale të cilat persona “të panjohur” i kishin sjellë në zyret e OVL-UÇKsë.