Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bie numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë

    18/08/2024 21:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më pak aksidente fatale dhe aksidente në përgjithësi janë shënuar korrikun e këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, bëjnë të ditur nga policia. Sipas policisë, për 7 muaj të këtij viti, ka rënie të aksidenteve fatale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga policia apelojnë për respektim të rregullave në trafik.

    Gjatë muajit korrik, në vendin tonë, janë shënuar 11 aksidente fatale me 11 persona të vdekur.

    Por, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, del se ka rënie të aksidenteve fatale. Sipas të dhënave nga policia, shihet se totali i aksidenteve të këtij korriku është më i vogël se në korrikun e 2023-s.

    Korrikun e këtij viti kanë qenë 2.444 aksidente, derisa në korrikun e vitit të kaluar 2.625 aksidente.

    Përmes një komunikate të policisë të datës 6 gusht, rreth angazhimeve policore në sigurinë e trafikut rrugor, është thënë se Divizioni i Trafikut Rrugor, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjes së jetës dhe zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut, përmes zbatimit të planeve operative të sigurisë rrugore, aplikimit të ndryshimeve të ligjit të trafikut, si dhe realizimit të një sërë fushatave sensibilizuese, ka ndikuar që të ketë një siguri më të madhe në trafikun rrugor. Nga policia, po ashtu, kanë njoftuar edhe për aksidentet me pasoja fatale të 7 mujorit të këtij viti, krahasuar me 7 mujorin e vitit të kaluar.

    Sipas policisë, në 7 mujorin e këtij viti, aksidentet me pasoja fatale, kanë shënuar rënie, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, duke folur për ligjin e ri për rregullat në trafik, që ka hyrë në fuqi muaj më parë, thotë për RTK se nuk është duke pasur ndikim në uljen e numrit të aksidenteve.

    Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të rregullave në trafikun rrugor, ku sipas tyre, vetëm duke respektuar rregullat e trafikut mund të arrijmë në ulje të aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend

    Kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë, dyshohet për një aksident në afërsi të Sllatinës

    Shqetësuese: 135 aksidente trafiku gjatë 24 orëve në Kosovë

    Të Fundit

    Takimi i thirrur nga Osmani, AAK konfirmon pjesëmarrjen

    Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit: Invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

    “Vrasësi i heshtur”, çfarë duhet të dini rreth të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën

    Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

    U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.