Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë është alarmues, pasi që shpesh është treshifror.
Në 24 orët e fundit 135 aksidente trafiku kanë ndodhur në Kosovë.
Fatmirësisht, asnjë nga këto aksidente nuk ka përfunduar me fatalitet por 47 nga to kanë qenë me persona të lënduar ndërsa 88 me dëme materiale.
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka shqiptuar 2199 tiketa trafiku.