Ekipi i Meriton Korenicës, Cluj, ka shfaqur mbështetjen për mesfushorin kosovar, pasi atij dje i vdiq babai.
Lojtarët e Cluj sot hynë në fushë me bluza me mbishkrimin “Kore, be strong, we are with you”, që në shqip do të thotë “Kore, bëhu i fortë, ne jemi me ty”.
Korenica u transferua te Cluji dy muaj më parë, ku më herët luajti tek skuadra turke, Manisa, pas transferimit nga Ballkani.