Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës

    19/03/2024 13:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Parë për Politika Zhvillimore (DPL) për Politikën Fiskale, të Konkurrueshmërisë dhe të Rritjes së Gjelbër të Kosovës (DPL), e cila synon të rrisë efektivitetin e politikës fiskale, të forcojë klimën e investimeve dhe të vendosë themelet për rritje ekonomike më të gjelbër në Kosovë.

    Në njoftimin për media thuhet se mbështetja financiare e miratuar për këtë DPL të parë është 90.3 milionë euro (ekuivalente me 100 milionë dollarë amerikanë), një kredi koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), pjesë e Bankës Botërore.Periudha e shlyerjes së kredisë për këtë operacion është 12 vjet, duke përfshirë një grejs-periudhë 6-vjeçare, dhe është pa interes ose tarifa shërbimi.

    Pas miratimit nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv, Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore do të nënshkruajnë një marrëveshje për financimin e projektit që nevojitet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës për të mundësuar që fondet e DPL të vihen në dispozicion për disbursim për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

    “Operacioni i ri është pjesë e një serie programore prej dy pjesëve që kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës, mirëqenie më të mirë dhe mjedis më të pastër për popullin e Kosovës, duke mbështetur përpjekjet e vendit për të trajtuar disa nga pengesat strukturore afatgjate që pengojnë një rritje më të lartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme ekonomike”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

    Në njoftim më tej thuhet se progresi i vazhdueshëm ekonomik që nga pavarësia në 2008, i nxitur nga ambicia për t’u integruar në ekonominë evropiane, i mundësoi Kosovës të kalojë në vitin 2018 në statusin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

    “Megjithatë, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar reduktimin e varfërisë, vendi duhet të kalojë në një model rritjeje më konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë, që mbështet rritjen e firmave dhe që nxitet nga produktiviteti më i lartë. Krizat e fundit riafirmuan urgjencën për reforma strukturore për të rritur efektivitetin e politikës fiskale për të zbutur pastaj ndikimin e krizave”, thuhet më tej.

    DPL mbështet një program reformash që forcon mobilizimin e të ardhurave të brendshme, përmirëson menaxhimin e financave publike, si dhe klimën e investimeve nëpërmjet përmirësimit të sistemeve të lehtësimit të tregtisë dhe kuadrit ligjor për administrimin e tokës. Kredia gjithashtu mbështet masat që synojnë rritjen e mbrojtjes për konsumatorët e cenueshëm në sektorin e energjisë elektrike, duke forcuar njëkohësisht kornizën për prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke përmirësuar performancën e energjisë, dhe duke reduktuar përdorimin e qeseve të lehta plastike transportuese

    Artikuj të ngjashëm

    Nishio: Kalimi i Kosovës nga përfitues në kontribues, një rrëfim i rrallë

    Banka Botërore: Kosova ka arritur gati 100 pikë nga raporti Gratë, Biznesi dhe Ligji 2024

    Granti për Nismën Mbi të Drejtën në Pronë, Banka Botërore del sot me konferencë

    Të Fundit

    Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

    E konfirmon inteligjenca- Kërcënimet e Iranit nuk ishin boshe, bota ishte pak çaste larg katastrofës ekonomike

    Trajneri i Juventusit ankohen për “kushtet e vështira atmosferike” në Floridë: Lojtarët ishin shumë të lodhur

    Policia në Pejë bën apel: Shmangni ndezjen e zjarreve në këto temperatura të larta

    Tymi ‘mbulon’ Elbasanin, zjarri aktiv prej 15 orësh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.