Ballkani vazhdon që të përforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm duke u fokusuar me shumë te reparti i mbrojtjes. Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen me Marsel Ismajlgecin.
Ish-mbrojtësi i Tiranës ishte në huazim nga Zrinjski te Ballkani në sezonin e fundit, teksa tashmë është zyrtarizuar blerja e përhershme e futbollistit. Ismajlgeci bashkohet përfundimisht me Ballkanin, me të cilët firmos kontratë deri në vitin 2027.
Kujtojmë se kjo është dhurata e dytë në mbrojtje për Ilir Dajën, pasi Ballkani ka arritur marrëveshjen edhe me Geralb Smajlin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar këtë të fundit.