Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një reagim pas informacioneve se Lulzim Jashari, i biri i ish-komandantit legjendar Adem Jashari është shtrirë në QKUK.
Lladrovci me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pret nga Lulzimi të jetë më i fortë.
“Pas lajmit se ti u shtrove në Klinikën e Kardiologjisë, pres të jesh më i fortë. Lul, shërim të shpejtë. Nuk besoj që ta lë shej ty kjo. Të shkuara!”, ka shkruar Lladrovci.
Në bazë të raportimeve në media, Lulzim Jashari është shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë ku edhe është stentuar pas një arresti kardiak.