Kryetari i komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar ish-kryetarin e komunës së Suharekës Ukë Bytyçin, i cili është vrarë në vitin 2002.
“Liria e Demokracia nuk ishin dikur vetëm rrugëtimi i tij, ai u sakrifikua për to. Ecja e tij maratonike, ka krijuar vet Historinë e Therandës. Ai u vra por nuk vdiq kurrë për atdheun”, ka shkruar Muharremaj.
Ai ka shtuar se Bytyçi do të mbetet gjithmonë njeriu që e bëri të paharrueshëm rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe ndërtimit të vendit.
Postimi i plotë: