Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka bërë me dije se VV-ja i ka numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve të reja.
Ai ka treguar se kjo parti do t`i ketë 61 vota për votimin e qeverisë së re.
Bajqinovci ka thënë se beson që qeveria do të krijohet brenda muajit.
“Besoj se i kemi numrat e nevojshëm për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e re. Mendoj se Qeveria e Kosovës do të formohet këtë muaj, dhe besoj se mund të zgjidhet më 15 prill. Megjithatë, ende nuk kemi një konfirmim të plotë, sepse ende nuk jemi mbledhur përfundimisht, por jam i bindur se do të rregullohen të gjitha strukturat e Kuvendit dhe të Qeverisë. Ne do t’i kemi 61 deputetë për krijimin e Qeverisë së re. Megjithatë, nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe dhe nuk kemi nevojë për votat e tyre“, ka thënë Bajqinovci për RTV21.