Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane ka folur për takimin që ka pasur me Kurtin.
Ai ka theksuar se takimi ka qenë konstruktiv.
“Prej takimit të fundit, ne kemi pas një takim shumë të mirë. Jemi respektuar prej zotit Kurti, i kemi sqaruar disa paqartësi që kanë qenë prej të kaluarës. Dhe ka pas një vullnet për të na përfshirë në qeverisjen e tij”, ka thënë Berisha në Debat Plus.
Berisha k atreguar se e ka lënë edhe një takim tjetër me Kurtin, por i cili nuk ka ndodhur ende.
“E dyta, prej atij takimi e kemi lënë me pas një takim të radhës, edhe mi diskutu çështjet tona. Takim i cili nuk ka ndodhur akoma. Kështu që asgjë më tepër. Përveç asaj që e kemi lenë dhe nuk ka pas takim tjetër prej atëherë”, ka shtuar Berisha.
Berisha theksoi se obligimi i tij si deputet është ndërtimi i institucioneve sa më parë dhe avancimi i pozitës së komunitetit egjiptian në Kosovë.
Ai gjithashtu deklaroi se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike në vend.
“Unë kam obligim që institucionet e Kosovës me u ndërtu sa shpejt. Dhe e kam obligim që komunitet egjiptian në pozitë më të mire e të zhvilluar. Nuk kam asnjë vijë të kuqe me askënd. S’kam asnjë arsye me pas me asnjë parti. Secila parti i ka vlerat e veta”, ka thënë ndër të tjera Berisha.