Kosova ka vetëm 33 inspektorë të punës që mbikëqyrin mbi 400 mijë punëtorë të sektorit publik dhe privat.
Në një intervistë për Gazetën Demos, Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi thotë se numri i vogël i inspektorëve nuk po mbulon as nevojat e vendit.
“Kemi 33 inspektorë të punës që mbikëqyrin mbi 400 mijë punëtorve të sektorit privat dhe publik. Dhe nuk ka kapacitet që këta inspektorë të kryjnë punën e duhur sepse edhe Qeveria ka premtuar për rritjen e numrit të inspektorve në 200 të tillë”, thotë Azemi.
Tutje ai thotë se punëtorët gjithashtu nuk kanë interesimin si dikur për të pasur një kontrat sepse gjatë gjithë kohës shohin për vende të reja pune.
“Tani më kontrata e punës nuk e ka rëndësinë që e kishte sepse tani ka mungesë të punëtorëve dhe po mundohen të krijojnë kushte më të mira. Por edhe punëtorët nuk janë shumë të interesuar si dikur për të pasë një kontrate punë, sepse janë sot për nesër”, tha Azemi për Demos.
Intervista e plotë: