Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Avokado, burim i vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për fëmijët

    07/04/2022 17:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokado është një prej frutave më të shëndetshëm në planet pasi përmban shumë lëndë ushqyese. Në përbërje të tyre ka vitaminat B (minus B12), vitaminën C dhe minerale të shumta.

    88 për qind e një avokado përbëhet nga yndyra të shëndetshme.

    Pse femija duhet të haje avokado?

    Avokado është një ushqim i përsosur për fëmijën. Janë të buta dhe mund t’ua bëni pure.

    Vitaminat që përmban avokado janë këto:

    Vitamina C – Ky antioksidant i fuqishëm është i rëndësishëm për rritjen e sistemit imunitar

    Vitamina K- Ndihmon në ndërtimin e një sistemi të shëndetshëm skeletor

    Vitamina B5- Eshtë thelbësore për prodhimin e hormoneve dhe kolesterolit dhe për metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave

    Vitamina B6 – E nevojshme për të metabolizuar proteinat, yndyrën dhe karbohidratet dhe ndihmon në formimin e një truri të shëndetshëm.

    Mineralet

    Kaliumi – Ky mineral bashkëpunon me natriumin për mbrojtjen e muskujve të zemrës.

    Bakri – Është thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrit aftësinë e trupit për të përmirësuar indet.

    Magnezi – Ndihmon në rregullimin e prodhimit të energjisë dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve dhe kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.

    Mangani – Një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi.

    Fosfori – Ky mineral është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.

    Si t’i ruani avokadot për ushqimin e fëmijës?

    Një avokado e pjekur është paksa e butë, por nuk duhet të ketë ndonjë njollë të zymtë ose të çara që tregojnë se është tepër e pjekur.

    Për të përgatitur avokadon duhet t’i hiqni farën në mes. Nëse nuk e përdorni të gjithë avokadon, pjesën e mbetur mund ta spërkasni me lëng limoni të freskët ose uthull në mënyrë që të ruajë ngjyrën e gjelbër.

    Artikuj të ngjashëm

    Avokadot zgjasin jetën

    Frutat që kanë më shumë sheqer së duhet

    Të Fundit

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

    Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëllau për vëlla

    Përfshihet nga zjarri një hapësirë fushore tek Kalaja e Kulinës në Kamenicë

    Aksident i trefishtë në Tiranë, një makinë përfshihet nga flakët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.