Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore 

    01/06/2025 13:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve të besimit islam që therjen e kurbanit ta kryejnë vetëm në thertore të licencuara.

    Zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi, në intervistë për Ekonomia Online theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të përcaktuara me ligj.

    Sipas tij, kjo nuk është vetëm çështje besimi, por edhe siguri për shëndetin publik dhe zbatim i ligjit.

    “Ne para çdo festimi të Kurban Bajramit gjithmonë u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës të besimit islam që therjen e Kurban Bajramit ta bëjnë vetëm në thertore të licencuara, sepse në këtë formë do ta ruajmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Therja jashtë ambienteve që nuk i plotësojnë kushtet teknike, sanitare, higjienike, jo vetëm që bie ndesh me legjislacionin në fuqi, por edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve,”, tha ai.

    Përfaqësuesi i AUV-së vlerësoi se vetëdija e qytetarëve dhe fermerëve është rritur në vitet e fundit, duke i dërguar kafshët për therje në thertore të licencuara.

    “Vitet e fundit kemi një ndryshim pozitiv. Fermerët edhe bagëtitë e tyre që i mbajnë për therje po i dërgojnë në thertore të licencuara, sepse edhe ata vetë e kanë parë që kjo therje gjithmonë është fillimisht e sigurt, pastaj edhe është në respektim të gjithë legjislacionit të aplikuar në Kosovë” u shpreh Thaçi.

    Ai gjithashtu shtoi se në thertoret e licencuara janë gjithmonë të pranishëm inspektorët veterinarë të AUV-së, të cilët garantojnë kontrollin para, gjatë dhe pas therjes.

    “Ne kudo që hasim kafshë duke u therur në ambiente të hapura gjithmonë veprojmë bashkërisht me policinë dhe secilin person fizik, i cili bën veprime ilegale apo jashtëligjore gjithmonë ndëshkohet në bazë të ligjeve në fuqi.

    Çdo therje e kafshës jashtë ambienteve, të cilat nuk janë të licencuara nënkupton që kafsha i nënshtrohet ekspozimit të agjentëve mikrobiologjikë, të cilët mund ta kontaminojnë në çdo kohë produktin që nxirret nga kafsha e therur.

    E po ashtu gjithmonë ligji e përcakton që një kafshë para therjes duhet t’i kryejë kontrollet veterinare, kontrollet gjatë procesit të therjes dhe pas therjes që pastaj të garantohet që produktet që nxirren nga kafsha të jenë të sigurta.

    Në secilën thertore të licencuar janë prezentë inspektorët veterinarë të AUV-së, të cilët bëjnë kontrollin e gjitha kafshëve. Andaj qytetarët kur vendosin të therin kurban gjithmonë duhet të kenë parasysh që therja e tyre përveç si zbatim i ritit fetar gjithmonë duhet të kenë parasysh që në këtë formë mos të ndikojnë në cenim apo rrezikim të shëndetit, qoftë shëndetit të vet, qoftë familjes së tyre”, tha Thaçi.

    Në rast të shkeljeve, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë paralajmëron masa ligjore.

    “Në secili rast të therjes jashtë objekteve të licencuara gjithmonë inspektori bën vlerësimin e situatës dhe përveç që mund të shqiptojë gjobë mandatore ai gjithmonë e dërgon lëndën apo e njofton prokurorin mbi rastin, sepse përveç aspektit të shkeljes administrative, gjithmonë mund të konsiderohet edhe si vepër penale, si rrezikim i shëndetit të përgjithshëm publik”, tha Thaçi

    Artikuj të ngjashëm

    Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokat Çerkini

    Avokati Çerkini: Bekim Hoxha po intervistohet nga hetuesit e krimeve ekonomike në rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

    AUV del me reagim për raportimet mbi peshkun me krimba “Anisakis”: Është i sigurtë për konsum

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.