Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ATK për mbledhjen e tatimeve janar-tetor të këtij viti: Kemi rritje të jashtëzakonshme

    06/11/2024 20:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se në periudhën janar-tetor të këtij viti ka pasur “rritje të jashtëzakonshme” në mbledhjen e të tyre tatimore.

    Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas ATK, janë shënuar 83.5 milionë euro më shumë në mbledhje të tatimeve.

    Njoftimi i plotë:

    Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore në ATK

    Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave për periudhën janar-tetor 2024, duke mbledhur 83.5 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të hyrat totale për dhjetë muaj kanë arritur në 821.3 milionë euro tatime. Kjorritje paraqet një progres të dukshëm në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e mbledhjes së të hyrave dhe rritjen e efikasitetit në ATK.

    Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit të paguajnë shumën e saktë të obligimeve tatimore, por edhe ndërmarrja e veprimeve tëduhura ligjore ndaj tatimpaguesve mospërmbushës mbetet prioritet.

    Reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.

    ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj. Gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore.

    Artikuj të ngjashëm

    Për katër muaj u regjistruan mbi 4 mijë ndërmarrje të reja, por ja sa u shuan brenda një muaji

    ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

    ATK me 390.2 milionë euro të hyra tatimore brenda katër muajve

    Të Fundit

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.