Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, më 28 prill të këtij viti, organizon konferencën Shkencore: Gjenocidi dhe Masakrat e Serbisë në Kosovë (1998-1999).
Mustafa në Facebook ka shkruar se Konferenca do të fillojë me Videon: Masakrat serbe në Kosovë 1998-1999 në kujtesën e të mbijetuarve (e përgatitur nga Radiotelevizioni i Kosovës, përzgjedhur në bashkëpunim me ASHAK), ndërkaq, në përmbledhjen e punimeve do të përfshihen edhe mbi njëzetë rrëfime të të përjetuarve nga masakrat e Serbisë.
Postimi i Mustafës:
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, më dt. 28 prill 2023, organizon Konferencën Shkencore : GJENOCIDI DHE MASAKRAT E SERBISË NË KOSOVË (1998-1999). Në Konferencë do të prezantohen 21 kumtesa nga studiues vendor si dhe nga studiues ndërkombëtar nga SHBA, Italia, Finlanda, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.
Konferenca do të fillojë me Videon: Masakrat serbe në Kosovë 1998-1999 në kujtesën e të mbijetuarve (e përgatitur nga Radiotelevizioni i Kosovës, përzgjedhur në bashkëpunim me ASHAK), ndërkaq, në përmbledhjen e punimeve do të përfshihen edhe mbi njëzetë rrëfime të të përjetuarve nga masakrat e Serbisë. Në kumtesa dhe rrëfime të dokumentuara do të dëshmohet e vërteta shkencore dhe historike mbi gjenocidin, masakrat dhe dhunën e Serbisë, me objektiv që këto veprime të mos përsëriten kurrë, që kryerësit e krimeve monstruoze të të japin përgjigjësi, si parakusht për siguri, paqë dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës.