Politikani serb në Mitrovicë të Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i njohur gjerësisht për protestimet përmes fishkëllimave ndaj zyrtarëve shtetërorë kosovarë, ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se po synon të krijojë “mosbesim në mesin e serbëve”.
Kjo referuar një postimi të Kurtit në “X” ku duke folur për armët e kapura kohëve të fundit në veri, ka thënë se Policia e Kosovës po lajmërohet për vendndodhjen e këtyre armëve nga vetë qytetarë të veriut.
“Kjo është mënyra dhe qëllimi për të krijuar edhe më tepër mosbesim në komunitetin serb. Duke krijuar një atmosferë spiuanzhi të përgjithshëm sipas modelit të BRSS-së. Duan që ne të jetojmë në 1984’ën e Oruellit”, ka shkruar Arsenijeviq