Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Krejt miqtë e Kosovës e dënojnë sulmin në veri, kërkojnë hetim e ofrojnë mbështetje

    30/11/2024 17:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sulmi i mbrëmshëm në kanalin ujor të Ibër – Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut ka shkaktuar shumë reagime. Përveç pushtetit e opozitës kosovare, sulmin ndaj kanalit ujor e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët, përfshirë ShBA-në e BE-në. Natyrisht, nuk ka munguar as reagimi i Shqipërisë. Çfarë u tha?

    Aleatja kryesore e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin jashtëzakonisht të qartë në reagimin e tyre, duke e dënuar fuqishëm sulmin.

    “Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës” – ka thënë ai.

    Edhe Bashkimi Evropian, përmes zyrës së saj në Prishtinë, e dënoi sulmin. Në një shkrim në rrjetin social “X”, Aivo Orav kërkoi që ngjarja të hetohet. 

    “Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok dhe që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë” – shkroi mbrëmë Orav.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj bisedoi në telefon me presidenten kosovare, Vjosa Osmani, të cilës ia ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën. Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama e quajti sulmin “sabotues”, ndërsa kërkoi që BE-ja t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

    “Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë” – ka shkruar Rama.

    Edhe Italia reagoi për sulmin, duke e dënuar ashpër aktin që nga shumë njerëzu cilësua si terrorist.

    “Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë vendase. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të neveritshëm” – thuhej në reagimin e Ambasadës së Italisë.

    Ndërsa Turqia ka shprehur gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë ndaj Kosovës në zbardhjen e rastit.

    “E dënojmë fuqishëm sulmin e djeshëm (29 nëntor) në një kanal ujor në Zubin Potok në veri të Kosovës, i cili është kritik për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës. Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë tonë për të ofruar çdo ndihmë që mund të ketë nevojë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon” – thuhet në komunikatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

    Elshani: Kemi biseduar me Arsenijeviçin, do të intervistohet si të mbërrijë në kufi

    “Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat”, Arbër Vokrri sqaron deklaratën: Nuk ishte qëndrim i qeverisë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.