Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për dhunimin e një femre.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Dhunim Pejë/ 03.11.2024-NN. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.