Lajme

Arrestohet i dyshuari për dy vjedhje në Zveçan, i gjenden paratë e vjedhura

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dy raste të vjedhjeve të raportuara më 24 korrik në Zveçan.

Sipas policisë, i dyshuari B.M. (1992) dyshohet se ka vjedhur 220 euro nga arka e një barnatore në rrugën “Buba Mihajloviq”, si dhe një çantë me dokumente personale dhe 937 euro nga një restorant.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari u arrestua më 25 korrik në Mitrovicën e Veriut, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe shuma e parave që dyshohet se ishte vjedhur.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Back to top button