Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve
Policia e Kosovës, me njësitë e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë kanë arritur të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se tre persona të dyshuar dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, çertifikata etj., me ç’rast dyshohet se i kanë përdorur si dokumente të vërteta.
Sipas njoftimit të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnëshitblerje të tokave, me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 500 e 50 mijë euro, ku me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘bashkëkryerja’, ‘ndihma’, ‘mashtrimi’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.
Mw tutj bwhet e ditur se tre të dyshuarit me 30 korrik 2026, janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar nëprezencën e avokatëve mbrojtës.
Pas konsultës me prokurorin e rastit nga ProkuroriaThemelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy nga të dyshuarit janë dërguar nëmbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.