Të premten në Jarinjë janë arrestuar dy serbë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani.
Siç bën të ditur Elshani, njëri nga të arrestuarit është dërguar në burg, derisa tjetri është duke u intervistuar.
“Njëri nga të arrestuarit është dërguar për 12 ditë në burg për kalim ilegal të kufirit, ndërsa tjetri po intervistohet nga Krimet e Rënda”, njoftoi Elshani.