Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestimet në MINT, Bajrami e LDK-së: Kryepërgjegjësi është Albin Kurti

    18/08/2023 11:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas aksionit të sotëm ku mbeten të arrestuar dy zyrtarë të MTI-së dhe Ridvan Muharremi i “Bukë e Zemër” nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetëtore, konkretisht vaj dhe grur, raporton GazetaDemos

    Bajrami tha se përgjegjësi kryesor është kryeministri Albin Kurti dhe ka bërë thirrje që Prokuroria dhe Policia t’i shkojë deri në fund aksionit të sotëm.

    Ajo ka shkruar se secili që ka përgjegjësi duhet të jap llogari në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve dhe që “hajnat të shkojnë në burg”.

    Postimi i plotë i saj:

    Kryepërgjegjësi është Albin Kurti

    Policia dhe Prokuroria duhet t’i shkojnë deri në fund aksionit të sotëm për keqpërdorimin e rezervave shtetërore dhe jo vetëm sepse ajo çka po ndodhë me tenderë njëburimor, me kritere joligjore në kontrata multimilionëshe ia kalon aferës së rezervave shtetërore.

    Secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve se në këtë vend ka drejtësi dhe se hajnat shkojnë në burg.

    Përgjegjësinë kryesore duhet ta kërkojmë te Kryeministri Albin Kurti.

    Kryetari i Vetëvendosjes është kryepërgjegjësi për funksionimin e secilit dikaster, është përgjegjës edhe për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, duke marrë për bazë faktin se një mik i tij komplet jashtë institucioneve përfshihet në tenderë. Ai dhe ministrat e tij duhet gjithashtu të mbahen përgjegjës për përfshirjen e zyrtarëve të Vetëvendosjes në kontrabandë me drogë, për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojcicin, për hajnitë në KEK për nepotizmin dhe të gjitha skandalet tjera.

    Sepse i ka marrë 51 për qind të votave me propagandë që kushdo që s’është me LVV është hajn dhe të gjithë ata që ju bashkuan turmës me 14 shkurt 2021 janë pastërtia vet, por në fakt pushteti i Vetëvendosjes po kundërmon drogë, korrupsion dhe pazarllëqe në kurriz të popullit./GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Të Fundit

    Gruaja e ish-policit që po mbahet në burg në Serbi kërkon ndihmë: Shteti ma ka kthyer shpinën

    Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan pasi u arrestua, raportohet se IPK-ja ka nis rast dhe janë angazhuar shumë hetues

    Dalin pamje: Ky është vendi ku vdiq 27-vjeçari në Lipjan pas arrestimit të Policisë

    Policia në Prishtinë me operacion të gjerë kundër bixhozit – bien në pranga 34 persona

    Vetaksidenti në Batllavë të Podujevës, katër persona të lënduar – Policia jep detaje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.