Drejtoria Rajonale e Prishtinës ka raportuar për një rast të prostitucionit dhe armëmbajtjes pa leje.
Rasti ka ndodhur dje përkatësisht në rrugën Muharrem Fejza, transmeton GazetaDemos.
Në raport thuhet se janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.
Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar he me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër është liruar./Demos/