Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Muja përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. ka thënë që Kosova është e gjithë qytetarëve të saj, por siç thotë ai, jo e “bandave” të presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit.
“Republika e Kosovës është e gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Por, jo e bandave të Vučić, që janë në tkurrje e sipër!”, shkruan Muja.