Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Anëtari i Listës ‘Guxo’ i rikthyer në LDK: Vjosa na ka garantuar që do të kthehemi pas tri vitesh në LDK

    22/02/2022 18:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë periudhës sa ishte Kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani duke e konfirmuar krijimin e një partie të re, tha se pikërisht Lista Guxo do të sjellë guxim, dhe dritë në Kosovë, kjo listë në zgjedhje nacionale e lokale ishte e përbashkët me Vetëvendosjen.

    Xhevat Demaj, i cili u emërua si Drejtor i Emergjencave, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, në komunën e Istogut tha se lista ‘Guxo’ nuk i dolën në fjalë atij e shumë koordinatorëve nga komunat e Kosovës, madje ata kishin edhe një marrëveshje me Presidenten Osmani.

    “LDK ska dashtë me punu me njerëz qe e dojnë. Edhe jam dal në listën ‘Guxo’, edhe aty kem pas marrëveshje me Vjosën qe mrena dy tri vjete të kthehemi në LDK prap, qashtu jemi marre vesh, por, kta tash interesa tjera me asni kusht se kom lanë LDK-në”. deklaroi Demaj për Insajderin.

    Këtë premtim sipas Demajt presidentja e kishte dhënë në zyrën e presidencës për ta.

    Demaj vite më parë ishte pjesë e Lidhjes Demokratike në Istog, madje konsiderohej si njeri me ndikim, por, më pas planet e Isa Mustafës e klanit të tij siç e quan Demaj nuk i lanë vend në “shtëpinë e tij. U bashkua me listën ‘Guxo’ dhe 2022-ta e zuri në LDK prap.

    “Une kam qenë figura kryesore e LDK-së, por për shkak të rrethanave të LDK-së, Isa Mutafës me klanin e tij, pastaj shkova me Vjosën i lujten disa lojëra te fëlliqta edhe na lan pastaj jashtë loje edhe lista ‘Guxo’. E din edhe LDK qe skemi mujt me punu me ta ska ec fjala e lire në listën ‘Guxo’”, tha Demaj për Insajderin

    Kujtojmë që kandidimi i përbashkët i listës Guxo dhe Vetëvendosjes qoi në kundërshtime të ashpra degët si ajo në Ferizaj, Gjakovë, Istog e Kllokot.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Të Fundit

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.