Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Analistët: Nëse është zyrtar, ky statut i Asociacionit legalizon strukturat paralele në veri

    12/11/2023 21:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analistët  vlerësojnë se kompetencat që ia atribuon Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, draft-propozimi i publikuar, në rast se është zyrtar, është shqetësues.

    Sipas tyre, kjo vërehet sidomos në mundësinë që i jepen Serbisë të funksionojë brenda shtetit të Kosovës, në arsim, shëndetësi, financim dhe donacione.

    “Ka kompetenca të plota në komunat ku do të menaxhojë në shëndetësi, arsim, kujdes social, ndërtimin e infrastrukturës, do të kujdeset edhe për objektet banesore për të kthyerit apo për ata që kanë nevojë për ndihmë sociale”, ka thënë për RTK-në analisti Fidan Ukaj.

    Vlerësohet se ky draft legalizon strukturat paralele në veri të vendit.

    “Ka me pas një diskrepancë mes komunave dhe këtij Asociacioni, politikisht do të jetë fuqia më e madhe pavarësisht që s’e ka juridikisht. Neni 12, 13 dhe 14 do të jenë problematik të zbatohen në praktikë”, ka thënë Dritëro Arifi, njohës i çështjeve politike.

    Njohësit deklarojnë se nëse ky draft pranohet me këtë përmbajtje, Kushtetuesja do ta kthejë prapa. Në këtë dokument të publikuar, shkruan se ky Asociacion do të veprojë si forum për bashkëpunim dhe koordinim ndërkomunal dhe se përbëhet nga disa organe, si Kuvendi, Presidenti, Bordi, Këshilli Këshillëdhënës, Administrata e zyra e ankesave. Sipas këtij dokumenti, selia e Asociacionit do të jetë në Mitrovicë.

    Pas konfirmimit se më 21 Tetor në Prishtinë, emisarët euro-amerikanë e sollën një draft mbi asociacionin, janë publikuar disa versione të mundshme të tij, ta cilat janë demantuar nga zyrtarët, përfshirë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

    Artikuj të ngjashëm

    Analistët në Beograd nuk shohin përparim në dialog

    Analistët: Mos publikimi i draft-statutit të Asociacionit është i pakuptimtë

    Dialogu Kosovë – Serbi, analistë shqiptarë e serbë të ndarë rreth vazhdimësisë

    Të Fundit

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.