Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se kjo festë sjellë paqe, dashuri dhe solidaritet në çdo familje.
“Urime Kurban Bajrami! Urime për të gjithë qytetarët e besimit mysliman të Kosovës!”.
“Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, dashuri dhe solidaritet në çdo familje. Qofshi të bekuar me shëndet, harmoni dhe mirësi”, ka shkruar Ziv.