Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ambasadori i Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE: I bën thirrje Kurtit për ‘vendim të guximshëm’

    11/05/2024 13:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se nuk do të donte asgjë më shumë se sa ta shihte Kosovën në KiE sa më shpejt që është e mundur.

    Sipas tij, një votim i dështuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, do të ishte një fatkeqësi. Dhe se duhet një shumicë prej dy të tretave të shteteve anëtare për ta siguruar këtë.

    Ai tha se kërkesa për draft-statutin e Asociacionit, që e lidhë anëtarësimin e Kosovës në KiE, s’është surprizë për kryeministrin Albin Kurti

    Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte suksesi më i madh i politikës së jashtme të Kosovës që prej një dekade.

    “Ne duam një votë të sigurt, dy të tretat e shumicës. Dhe kryeministri, siç e kemi thënë publikisht unë dhe të tjerët, ka pasur biseda me liderët politikë, me presidentin Macron, me kancelarin Scholz. Ai u takua me ministrin tim të jashtëm më 26 prill dhe ne gjithmonë, të gjithë, i kemi dhënë Kosovës pritshmëri të qarta për këtë temë. Pra, nuk është një surprizë. Dhe e kemi thënë edhe publikisht, një votim i dështuar do të ishte një fatkeqësi, ka deklaruar Rohde për A2CNN

    Ambasadori gjerman ka thënë se është në dorën e Qeverisë që t’i bëjë këta hapa, meqë një votim i dështuar do të ishte e tmerrshme.

    “Kështu paraqitet të jetë situata. Në politikë gjithçka është e mundur. Nëse ka zhvillime të mira, do të ketë dhe shpërblime. Nëse nuk ka asnjë zhvillim, gjithashtu do të ketë reagime, të cilat nuk do të jenë në favor të Kosovës. Mendoj se koha është gjithçka. Sa më shpejt që qeveria e Kosovës, të bëjë një vendim të guximshëm, aq më të mira janë shanset për të siguruar maxhorancën me dy të tretat dhe që të kemi një votim. Sërish, për mua, të kemi një votim të dështuar do të ishte e tmerrshme. Ne dëshirojmë që Kosova të jetë në Këshillin e Evropës sa më parë dhe kërkojmë një votim të suksesshëm.”

    Ai ka bërë thirrje që Kosova të mos e humbë mundësinë, derisa ka përmendur pritjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.

    “Sepse, ju e dini, mund të flasim nga përvoja të kaluara, le të themi, kur u votua për UNESCO-n disa vite më parë. Dhe nëse i humbisni mundësitë, e dini, në vitin 2016 ka pasur mosmarrëveshje për demarkacionin. Kosova ishte në listën e shteteve anëtare për të marrë liberalizimin e vizave dhe atëherë ju e kishit këtë mosmarrëveshje me Malin e Zi për demarkacionin dhe iu deshën pesë vjet për Kosovën. Jo, jo pesë vjet. Tetë vjet për të marrë liberalizimin e vizave. Pra, nëse humbisni një mundësi, kjo nuk e përmirëson situatën tuaj.”, ka deklaruar Rohde.

    Artikuj të ngjashëm

    Miku i Kosovës zgjidhet nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

    Ambasadorët Rohde dhe Guerot: Kosovën e duam në KiE, por topi është në fushën tuaj

    Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë: Moment historik për Ballkanin Perëndimor 

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.