Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë: Moment historik për Ballkanin Perëndimor 

    16/05/2025 23:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar lart mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për Ballkanin Perëndimor.

    Përmes një postimi në rrjetin social “X”, von der Leyen theksoi se as shiu nuk arriti ta zbehë atmosferën pozitive dhe moralin e pjesëmarrësve në këtë takim të nivelit të lartë.

    Ajo theksoi rëndësinë e faktit se ky ishte samiti i parë i këtij lloji që mbahet në një shtet të Ballkanit Perëndimor, duke e parë si një sinjal të qartë të përkushtimit të Bashkimit Evropian për ta afruar rajonin më pranë familjes evropiane.

    “Familja jonë evropiane e vlerave është më e madhe se kufijtë e Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët,” shkroi von der Leyen, duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadorët Rohde dhe Guerot: Kosovën e duam në KiE, por topi është në fushën tuaj

    Costa nesër në Prishtinë – Brukseli e plotëson agjendën, shtohet edhe takimi me Kurtin

    Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE – jashtë rendit të ditës në takimet e 13 dhe 14 majit

    Të Fundit

    Ambasadori i Izraelit në OKB: Diplomacia me Iranin nuk mjafton më

    Shqipëri: Shpëtohen dy shqiptarë që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen

    Shpërthime në Iran, Izraeli nis sulmet e reja

    Xhafer Tahiri njofton se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së

    Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.