Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ambasada e ShBA-së pret në takim gazetarët e kameramanët që raportuan nga veriu

    20/07/2023 17:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka pritur në një takim gazetarët dhe kameramanët që kanë përcjellë tensionet e fundit në veri të vendit.

    Ambasada tha se gazetarët e kameramanët po punojnë çdo ditë, e ndonjëherë edhe në rrezik të madh për sigurinë e tyre.

    “Sot me kënaqësi mirëpritëm në Ambasadë gazetarët dhe operatorët e kamerave që kanë përcjellë tensionet e fundit në veri të Kosovës. Këta persona të guximshëm po punojnë çdo ditë për të siguruar që publiku të marrë informacion të saktë për situatën në terren – ndonjëherë në rrezik të madh për sigurinë tyre. Faleminderit secilit prej jush për raportimin tuaj të palodhur dhe të patrembur”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Për takimin ka njoftuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku thuhet se gazetarët e kameramanët ndanë nga afër përvojat e tyre të raportimit.

    “Kolegët që u shoqëruan nga Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe Zyrtarja për Komunikim, Rabije Hyseni, ndanë nga afër përvojat e tyre të raportimit nga disa prej komunave veriore të Kosovës, ku javë më parë pati tensione”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë dënon ashpër bllokimin e ekipeve televizive shqiptare nga pala greke

    Ambasada e ShBA-së: Dhuna në familje s’është çështje private, mos duroni, raportojeni

    Ambasada Amerikane: Jemi të shqetësuar për palët që mund të pengojnë përparimin e Malit të Zi, bëjmë thirrje për kujdes

    Të Fundit

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

    Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri

    Nis takimi i presidenten me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.