Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aliu e Durmishi publikojnë video për rrugën Kijevë-Zahaq: Nis shumë shpejt, qeverisjet e kaluara lanë vetëm borxhe

    23/02/2024 12:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar një video ku ka folur lidhur me punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, për të cilën ka thënë se është një projekteve më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës. Video është shpërndarë edhe nga Ministri Liburn Aliu, i cili ka thënë se është anuluar projekti i mëparshëm që do të kushtonte 240 milionë euro, ndërsa ne po e realizojmë për vetëm 90 milionë euro.

    Durmishi njoftuar se ka përfunduar procedura e shpronësimit, derisa tha se është angazhuar një kompani e jashtme mbikëqyrëse që të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve.

    “Projekti Kijevë-Zahaq është një prej projekteve më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës sepse është përmbyllje e segmentit të rrugës nacionale M-9 dhe është shumë i rëndësishëm për regjionin e Dukagjinit dhe jo vetëm për ta. E  kemi përfundu procedurën e shpronësimit në mënyrë që projekti të mos ketë probleme gjatë zbatimit. Kemi angazhu kompani mbikëqyrëse të jashtme që kujdesen për mbarëvajtjen e punëve atje si dhe kemi angazhuar dy laboratore që kujdesen për cilësinë në realizimin e punimeve”, ka thënë Durmishi.

    Durmishi ka treguar edhe për borxhet që kanë gjetur kur kanë marrë qeverisjen, derisa ka thënë se qeverisjet e kaluara as që e kanë pasur ndërmend t’i përfundojnë projektet e nisura.

    “Kur e kemi filluar qeverisjen, e kemi gjet një buxhet prej 70 milionë euro për investime kapitale. Ndërkohë, që kontratat e nënshkruara kanë qenë në vlerë 347 milionë euro. Kemi trashëguar një borxh prej 182 milionë euro për shpronësime, ndërkohë që në buxhet kane qenë vetëm 2.2 milionë euro  për shpronësime, që nënkupton se qeverisjet e kaluara as që e kanë pasur ndërmend që t’i përfundojnë projektet e nisura. Qeveria ka ndërmarrë veprime duke rritur në vitin pasues buxhetin për shpronësime prej 50 milionë euro dhe aktualisht është shlyer borxhi prej 120 milionë euro në shpronësimin e pronave”, ka thënë Durmishi.

    Artikuj të ngjashëm

    Durmishi: Javën tjetër pritet të fillojë sanimi i përhershëm i kanalit të Ibër-Lepencit

    Nuk mund të sanohet nën rrjedhën e ujit, nesër nis devijimi i përkohshëm i kanalit të Ibër Lepencit

    Bastisja në Ministrinë e Liburn Aliut: Policia po heton faljet e borxheve për ambalazhuesit e ujit

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.